Zvicra po shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Shkencë & Teknologji

Zvicra po shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Më: 21 mars 2025 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Një vend tjetër po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit.

Qeveria zvicerane do të vlerësojë nëse ndalimi i qasjes në platforma si TikTok dhe Instagram për individët nën 16 vjeç mund të ndihmojë në mbrojtjen e të miturve nga ndikimet e rrjeteve sociale.

Po ashtu, qeveria zvicerane do të shqyrtojë mundësinë e ndalimit të përdorimit të telefonave në shkolla për të mbrojtur dhe siguruar zhvillimin e fëmijëve.

Australia ka qenë vendi i parë që ka ndaluar qasjen në TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.

Në disa shtete të tjera si Franca, Greqia, Italia dhe Holanda janë vendosur kufizime ose ndalime për përdorimin e telefonave të mençur në shkolla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat