Pylli me gështenja në Pogradec po shfaroset, pritet për dru zjarri

Shqipëria

Pylli me gështenja në Pogradec po shfaroset, pritet për dru zjarri

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Pogradec

Në shumë kronika televizive shfaqen dëmet që i shkakton dora e njeriut pyjeve në Shqipëri, ku kryesishtë djegja për të hapur kullota të reja dhe prerja pa kriter bëjnë kërdinë duke rrafshuar shumë sipërfaqe pyjore.

Për pyjeve që përdoren për dru zjarri, duket se spata dhe sharrat nuk kursejnë as llojet e tjera të drurëve që kanë funksione të tjera. Peisazhi vjeshtor që na vjen nga pylli i gështenjave në Pogradec nuk është edhe aq i këndshëm.

Pogradeci është një nga zonat më të njohura në Shqipëri për prodhimin e frutit të gështënjes. Por pylli i gështenjave me një sipërfaqe rreth 700 ha 600 prej të cilavë zone e mbrojtur keqshfrytëzohet masivisht nga dora e njeriut.

Fenomeni i prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme në këtë zonë është me shqetësues në stinën e dimrit pasi pemët e prera shfrytëzohen për dru zjarri. Pylli i Gështenjave nga i cili banorët presin të marrin të ardhura pas shitjes së ketij fruti për fat të keq po zhvishet dita ditës.

Sapo shkel në pyllin e Gështenjave ballafaqohesh me trungjet dhe degët e prera. Ky fenomen mjaft shqetësues pohohet dhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Korçë. Specialisti i Gani Bego shprehet se banorët e fshatrave përreth pyllit janë shkaktarët.

“Në Pogradec ndodhen rreth 700 hektar pyll gështenje, në 600 hektar janë zonë e mbrojtur dhe 100 hektar pjesë e  pyllit bashkiak. Situata vitet e fundit është bërë një problem shqetësues, dhe për ne si adminstratë e Zonave të Mbrojtura pasi persona të papërgjegjshëm kanë filluar i dëmtojnë ato dhe i presin ato për dru zjarri”, tha Gani Bego.

Bego tha se janë ushtruar kontrolle në bashkëpunim me policinë dhe gjatë 2020-ës janë proceduar penalisht 9 persona.

” Kemi bërë rreth 9 konstatime, procesverbale, i  kemi çuar edhe për ndjekje  në Prokurori por prap problemi vazhdon të jetë shqetësues.  Domethënë çdo fshat ka persona specifik , që merren me dëmtimin e pyjeve”, shtoi Bego.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat