Të prekur nga Covid-19, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja, prej disa ditësh në trajtim intensiv

Shqipëria

Të prekur nga Covid-19, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja, prej disa ditësh në trajtim intensiv

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:06
Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja

Presidenti i “Yldon Media Group", Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij, Mimoza Ndroqi, janë prekur nga Covid-19 dhe aktualisht ndodhen në trajtim intensiv. Lajmin e ka dhënë vetë Ndroqi, përmes medias së tij Ora News. Në një mesazh për të gjithë miqtë dhe të njohurit e tij, ai bën thirrje për kujdes ndaj koronavirusit.

“Për shkak të pamundësisë pë t’ju përgjigjur në angazhimet ditore dhe mesazheve të shumta si pasojë e mungesës sime, dua t’ju bëj me dije se prej disa ditësh, unë dhe bashkëshortja ime jemi në trajtim intensiv, të prekur të dy nga Covid-19.

Nuk është e lehtë kjo betejë, siç e dini familja ime është goditur rëndë, ndaj i jemi nënshtruar një regjimi e terapie të fortë nën kujdesin skrupuloz të mjekëve dhe infermierëve, që gjej rastin t’i falënderoj për gjithçka bëjnë në këto kohë të mbrapshta për mbarë botën.

Duke ju kërkuar ndjesë për pamundësinë e përgjigjes ndaj secilit, duke ju qenë mirënjohës për mesazhet mbështetëse, duke ju kujtuar të ruani veten e të shtrenjtët tuaj se është kaq i pabesë ky virus, uroj ta kalojmë me kurajo e përkushtim këtë moment të paprecedentë në jetën tonë. Shihemi së shpejti, me respekt Ylli e Mimoza Ndroqi”, -thuhet në mesazh.

Rikujtojmë që në verën e vitit të kaluar, Ylli Ndroqi humbi të vëllanë për shkak të Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat