Rregulla të reja për të hyrë në Gjermani/ Ambasada gjermane jep sqarime për udhëtarët

Shqipëria

Rregulla të reja për të hyrë në Gjermani/ Ambasada gjermane jep sqarime për udhëtarët

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:42
Foto Ilustrim

Duke nisur nga diela e kësaj jave, të gjithë ata që duan të shkojnë në Gjermani do të duhet të kenë një test për koronavirusin.

Ambasada gjermane në Tiranë thotë se rregulli i ri i vendosur nga qeveria federale është për 25 vende përfshirë edhe Shqipërinë.

Njoftimi

E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani ❗❗❗

🔺 Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.

🔺 Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.

ℹ️ Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:

–  Hyrje vetëm me testim negativ

–  10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani

– Regjistrimi i hyrjes (www.einreiseanmeldung.de)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat