Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së, kërkon shkarkimin e prokurorit Kujtim Luli

Shqipëria

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së, kërkon shkarkimin e prokurorit Kujtim Luli

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 18:49
Foto

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfimimin në detyrë të z. Kujtim Luli, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit,  Kujtim Luli nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 318, datë 3.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Kujtim Luli.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli, me 3 dhjetor të 2020.

Kujtim Luli e ka nisur karrierën si prokuror ushtarak në vitin 1992, funksion që e ka mbajtur deri në vitin 2002.

Prej gati dy dekadash ai ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në vitet 2015-2017, Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat