E papritur/Studentët protestojnë "së bashku" me Skënderbeun

Shqipëria

E papritur/Studentët protestojnë "së bashku" me Skënderbeun

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 20:40
Pamje nga protesta

Protesta e sotme e studentëve në Tiranë ka shënuar edhe një moment të papritur, që ka tërhequr vëmendjen e demonstruesve të pranishëm.

Gjatë marshimit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Sheshit “Skënderbej”, një grup të rinjsh janë ngjitur në statujën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Veprimi spontan është pritur me entuziazëm dhe duartrokitje nga pjesa tjetër e protestuesve, duke u kthyer në një nga momentet më të veçanta të tubimit të sotëm.

Protesta vjen në vijim të pakënaqësive të studentëve ndaj kushteve në universitete, kostove të arsimit dhe mungesës së reagimit institucional ndaj kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat