Takimi me nënat pensioniste/ Tabaku: PD plan për ta çuar dinjitetin tuaj në vend

Shqipëria

Takimi me nënat pensioniste/ Tabaku: PD plan për ta çuar dinjitetin tuaj në vend

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:02
Jorida Tabaku

Ish –deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,  u takua me një grup nënash pensioniste te cilave u dhuroi lule ne kete 8 Mars.

 Zonja Tabaku teksa vlerësoi sakrificën e zonjave përgjatë gjithë jetës së tyre, theksoi se Partia Demokratike ka hartuar programin i cili do të çojë dinjitetin e tyre në vend, përmes rritjes reale të pensioneve.

 Teksa dëgjoi shqetësimet me të cilat po përballen zonjat në pension në këtë kohë pandemie, Tabaku shpjegoi se sistemi shëndetësor do të vendoset në qendër të vëmendjes së qeverisë së Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha, në shërbim të shqiptarëve.

 “Do të jetë një qeveri normale që do të punojë për vendin dhe qytetarët. Nuk ia arrijmë dot të gjitha, duhet të jemi realë, por ato që marrim përsipër t’i bëjmë duhet patjetër t’i ofrojmë. Pandemia na tregoi se shëndeti duhet të jetë i pari. Duhet të investojmë tek shëndetësia dhe për moshën e tretë duhet të ndryshojë sistemi shëndetësor”, tha Tabaku.

Tabaku theksoi se Shqiëpria ka nevojë për investime në arsim, në shëndetësi dhe me paga të larta.

“Ka njerëz që thonë se s’ka për t’u zgjidhur ndonjëherë sepse ka hyrë e keqja shumë keq. Ju jeni shumica, ata janë pakica, dhe nëse japim shëmbuj të mirë ne mund ta zgjidhim”, tha Tabaku në takimin me zonjat në pension.

BISEDA

 J: Ne javën e parë të marsit, gjithmonë kemi festuar për gratë dhe unë do doja që takimin e parë ta nisja me juve. Unë jam rritur nga dy gjyshe të mrekullueshme si puna juaj, ashtu siç dhe ju keni nipa dhe mbesa. Dhe kur kemi hartuar programin e Partisë Demokratike, kam pasur vetëm diçka në mendje: Çfarë heq gruaja shqiptare, nëna shqiptare, gjyshja shqiptare nga mëngjesi deri në darkë edhe çfarë mbështetje ka nga shteti?

E kemi menduar, kemi reflektuar dhe kemi vendosur që në qendër të programit të Partisë Demokratike të jetë familja. Të jenë gra dhe nëna si ju dhe këtë e kemi nisur me disa gjëra të thjeshta dhe të vogla, e para rritja e pensioneve. Dua që të nisim bashkë një rrugëtim dhe në fund të ditës të zgjidhni një qeveri normale, njerëz normal që flasin me ju qetësisht, që ju shohin në sy dhe ju thonë: Këtë e bëjmë, këtë nuk e bëjmë! Nuk i arrin dot të gjitha, nuk i bëjmë dot të gjitha, duhet të jemi real. Por ato që marrim përsipër për t’i bërë, duhet patjetër t’i ofrojmë.

J: Pandemia na tregoi që, fatkeqësisht, shëndeti duhet të jetë i pari. Fatkeqësisht, duhet të investojmë shumë edhe për shëndetësinë dhe prandaj për moshën e tretë, jo vetëm ndryshimin e sistemit shëndetësorë, por njëkohësisht dhe vendosjen e nevojave dhe kërkesave që ju keni në krye të punës së qeverisë.

Q2: Duhet t’më kishte dalë pensioni, me librezë pensioni, me vula, me të gjitha. Kam bërë gjyq, e kanë pezulluar, ato ma çuan, sigurimet shoqërore, ma çuan, e hodhën në gjyq tjetër.

Interesohemi içik, por... të marr djersën time, se kam punuar në hekura 42 vjet.

J: Çfarë profesioni keni?

Q2: Rrezatore.

J: Paske pasur punë të vështirë. Nuk të gënjej dot që të them do ta zgjidh sapo të vijmë në qeveri, por të premtoj që do të interesohem vetë personalisht.

Q2: Gjoja thonë që 8 vite nuk i ke me siguracion.

J: Ky është problemi që kanë njerëzit e thjeshtë si puna juaj, që nuk e gjejnë dot të drejtën.

Q2: Nuk kam xhevapë fare!

Q3: Ne duhet të votojmë, të bëjmë punë, që ta heqim këtë. Sepse as gjykatat s’janë në rregull,  këto të pensioneve jo, hiç e hiç.  Ka korrupsion gjithandej!

Q2: Më tha do ma hedhësh një llafe, para dy-tre ditësh.

Q4:Ta bëjmë në tha, ë?

Q2: Po.

Q4: Po, mbas 8 vitesh i thuaj...

J: Juve jeni gra të zgjuara, që nuk gënjeheni për

Q5: As kalamajtë nuk gënjehen sot.

Q2: Unë kam lindur me këtë, do vdes më këtë!

J: Unë dua që ta diskutojmë edhe këtë çështje, sepse kudo që shkoj na thonë që na ka ardhur Partia Socialiste dhe na ofron këtë. Por, a i harrojnë dot shqiptarët çfarë kanë kaluar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat