Basha: Ndryshimi po vjen, ne do t’i japim fund tranzicionit shqiptar

Shqipëria

Basha: Ndryshimi po vjen, ne do t’i japim fund tranzicionit shqiptar

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:04
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e nisi fjalimin e tij në fillim të fushatës përpara një sheshi të mbushur. Basha u shpreh se pas 31 ditësh do të nisë rrugëtimi për ndryshimin e Shqipërisë.

“Ju keni marrë një vendim të rëndësishëm: T’i japim fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe evropiane të Shqipërisë”, u tha Basha të pranishmëve.

“Shqipëria ka nevojë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësor. Ne sot duhet të mbrojmë dhe të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme si shqiptarë. Ta ndalojmë këtë varfërim, këtë zbrazje. Nënat dhe motrat tona nuk duhet të kërrusen më nga pllakosja që sjell braktisja.

Ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën në zemrat e bashkatdhetarëve tanë. Është një rrugëtim i vështirë që ne po e kryejmë me përgjegjësi. Ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një sakrificë për kombin.

Ne po luftojmë një grusht njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre. Ne po zhvillojmë edhe një betejë brenda vetes. Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime, shumëkujt i ka humbur besimin dhe gjithkush mendon se vendi nuk ndryshon. Unë pyes: a është kjo ajo që meritojmë?”

“Sot jemi këtu për të ndalur dorën që zhvat vendin. Mund të bëjmë dhe do të bëjmë shumë më shumë. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë!”

“Kam ndjerë etjen për ndryshim. Gjërat mund të shkojnë më mirë, ndryshimi po vjen. Kam lexuar në sytë tuaj një forcë të papërsëritshme. Shqiptarët janë gati për një ndryshim të madh.

Qeveritarët që na zhvasin, duan të na vrasin shpresën. Por më 25 prill do ia heqim popullit këtë barrë të rëndë,” tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat