Vaksinimi në Korçë, 400 qytetarë marrin sot dozën e Sinovac

Shqipëria

Vaksinimi në Korçë, 400 qytetarë marrin sot dozën e Sinovac

Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

400 korçarë parashikohet të marrin sot dozën e parë të vaksinës kineze.

19 qendra shëndetësore janë furnizuar për të vazhduar nesër vaksinimin, sipas listave, ku qytetarët do të njoftohen në mënyrë sistematike për të bërë vaksinën. Një pjesë e të moshuarve janë vaksinuar tashmë dhe një pjesë tjetër është në pritje.

“E bëmë, jemi mirë shumë, bashkë me bashkëshortin u vaksinuam, deri tani nuk kemi probleme ndjehemi më mirë”, tha një e moshuar, pasi u vaksinua në Korçë.

“E kryem jemi mirë, jemi shumë të kënaqur, s’kemi asnjë shqetësim”, tha një tjetër e moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat