Thellohet skandali, patronazhistët do të mbështeten nga ”të deleguarit” ditën e votimit

Shqipëria

Thellohet skandali, patronazhistët do të mbështeten nga ”të deleguarit” ditën e votimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustruese

Edhe pse Partia Socialiste mohon ekzistencën e patronazhistëve të saj, dalin në dritë të tjera detaje që plotësojnë panoramën e skenarit të përgatitur nga partia në pushtet për zgjedhjet e 25 prillit. Syri TV ka publikuar një dokument sipas të cilit “patronazhistët” janë të ndarë në dy grupe, ndërsa sipër tyre është një tjetër person i cili quhet “i deleguari” dhe që merr informacione nga patronazhistët.

Misioni i patronazhistëve nuk mbaron me listat e zgjedhësve, ku ashtu siç është bërë e ditur duhet të identifikonin zgjedhësit dhe preferencat e tyre politike.

Ata janë ngarkuar të kenë mision të posaçëm ditën e votimit. Konkretisht, sipas këtij dokumenti, patronazhistët do të veprojnë në dy grupe. Ata që kanë aftësi teknike, do të përdorin një aplikacion, ku do të kenë listën me të gjithë votuesit e PS që patronazhisti ka në ngarkim.

Detyra e patronazhistit me aplikacion është që të raportojë në kohë reale ditën e votimit mbi statusin e secilit votues, pra nëse votuesi ka shkuar në qendrën e votimit apo jo. Patronazhistët e grupit të dytë, apo ata që nuk kanë aftësi teknike, do të punojnë me lista në mënyrë manuale duke raportuar tek i deleguari i partisë në kohë reale për statusin e votuesve të PS që kanë në ngarkim.

Ky është një tjetër detaj, i cili përforcon faktin se Partia Socialiste jo vetëm që ka ngritur një skemë të mirëorganizuar për të kontrolluar votuesit, por është duke përdorur të dhënat personale të qytetarëve në funksion të kësaj skeme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat