Lejuan ndërimet pa leje, procedohen 4 inspektorë në Dibër

Shqipëria

Lejuan ndërimet pa leje, procedohen 4 inspektorë në Dibër

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Në Dibër, 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit janë proceduar penalisht pasi kanë lejuar qytetarët të kryejnë ndërtime pa leje.

Mes 4 inspektorëve të arrestuar është dhe kryeinspektori.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet  se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë  lejuar qytetarë që të kryenin  ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat