Rama shpall qeverinë e re, ja kush do të jenë ministrat

Shqipëria

Rama shpall qeverinë e re, ja kush do të jenë ministrat

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 11:33
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

Rolin e Zëvendës kryeministrit do ta marrë Arben Ahmetaj.

Ministrat për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen do të jenë Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Ministrinë e Drejtësisë do e drejtojë Ulsi Manja ndërsa Punët e Brendshme, Blendi Çuçi.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të drejtohet nga Delinda Ibrahimi.

Në krye të dikasterit të infrastrukturës, energjisë, shëndetësisë dhe mirëqenies do të jenë Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Ministrinë e Arsimit do e drejtojë Evis Kushi, ndërsa Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca. Për Turizmin dhe Mjedisin do të drejtojë Mirela Kumbaro.

Elva Margariti do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Kulturës. Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti, Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin. Edona Bilali për mbrojtjen e sipërmarrjes, Bora Buzhaqi për rininë dhe fëmijët, Milva Ikonomi për standardin dhe fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat