A ka vija të kuqe në bashkëpunimin me opozitën? Rama: Që nesër ulem për…

Shqipëria

A ka vija të kuqe në bashkëpunimin me opozitën? Rama: Që nesër ulem për…

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 06:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar deklaratat e mëparshme se nuk ka asnjë vijë të kuqe lidhur me bashkëpunimin me opozitën.

Rama tha se ftonte opozitën për të bashkëpunuar dhe këtë e them duke mos pasur asnjë hall apo problem.

“Nuk ka vija të kuqe, i gatshëm të bashkëpunoj pa pasur vija të kuqe”, tha Rama.

Sipas tij, vendi nuk ka nevojë për politikën e konfliktit permanent, duhet të ulim konfliktin politik me sa të jetë e mundur dhe këtë e them jo për vete, as për Partinë Socialiste.

“Unë personalisht nuk i druhem konfliktit politik, por kjo nuk i duhet vendit”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat