Gati 1 mijë raste të reja me CoVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Gati 1 mijë raste të reja me CoVID-19 në Shqipëri

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5.613 testime nga të cilat 995 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 persona të prekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 1010.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

283 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 64 në Shkodër, 54 në Durrës, 48 raste në Fier etj.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67-vjeç dhe 76-vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeç dhe një qytetare nga Lezha 68-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 158.431 raste pozitive, prej tyre 143.279 janë shëruar, 12.599 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.553 pacientë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat