Shpërthen bombola e gazit, merr flakë shtëpia në fshatin Cangonj të Devollit,

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë shtëpia në fshatin Cangonj të Devollit,

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Një banesë në fshatin Cangonj të Devollit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se banesa u përfshi nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.

Në vendgjarje ka mbërritur një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas punonjësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit të bombulës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërkohë ajo çfarë mësohet është se shtëpia është në pronësi të një të moshuari i cili jetonte i vetëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat