Zbrisni në bazë! Zbulohet çka u kërkoi Basha, deputetëve të PD-së

Shqipëria

Zbrisni në bazë! Zbulohet çka u kërkoi Basha, deputetëve të PD-së

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:06
PD

Ka zgjatur më shumë se 2 orë mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ku një nga vendimet është dhe mos njohja e vendimit të konferencës së kryetarëve që komisionet parlamentare të jenë online.

Ndërkohë mësohet se Basha  u ka lënë dhe disa porosi deputetevë.

Një prej tyre është të marrin informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqsorit dhe jo vetëm. S'mund të pretendohet për drejtesi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor”.

Gjithashtu Basha u ka kërkuar deputetëve të bëhen zëri i problemeve të qytetarëve.

“Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat