Dyshohen për korrupsion në arsim, ja kush të ndaluarit në Dibër

Shqipëria

Dyshohen për korrupsion në arsim, ja kush të ndaluarit në Dibër

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:25
Ilustrim

SPAK ka zbarkuar në Zyrën Arsimore të Dibrës, ku dhe ka kryer kontrolle.

Me urdhër të SPAK, janë bërë disa ndalime. Është ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut të Dibrës.

Po ashtu, i ndaluar është edhe Lul Dani, polic bashkiak në Bashkinë e Dibrës, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit.

U ndalua gjithashtu Halit Shehu, specialist pyjesh. Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar të lartpërmendurit, por dyshohet për korrupsion në arsim.

Oficerët e SPAK ende po kryejnë operacionin, e mësohet se janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat