Banorët në Ulëz: Do na marrë krejt ujin për vaditje

Shqipëria

Banorët në Ulëz: Do na marrë krejt ujin për vaditje

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Foto

Banorët e Madheshit njësia administrative Ulez, Bashkia Mat protestuan kundër ndërtimit të një Hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata akuzojnë se pas këtij projekti që parashikon tu marrë ujin vaditës fshihet kryebashkiaku Agron Malaj.

Sipas banorëve investimi po realizohet ne fshehtësi të plotë dhe po falsifikohen firmat e tyre.

Banorët kërkojnë tërheqjen e projektit ne te kundërt paralajmërojnë se do përshkallëzojnë protestat deri ne bllokim te akseve rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat