Përplasjet brenda PD-së, Artan Hoxha del me propozimin e papritur

Shqipëria

Përplasjet brenda PD-së, Artan Hoxha del me propozimin e papritur

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 07:59
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar përplasjet që po ndodhin brenda PD-së.

Nisur nga mospërputhja e shifrave të deklaruara të delegatëve në të dy Kuvendet e mbajtura, ndërkohë që PD ka deklaruar zyrtarisht se ka  75 000 anëtarë, Hoxha shkruan me ironi se çështjen duhet ta marrin në dorë patronazhistët e PS-së se vetëm ata mund të japin përgjigje të saktë.

Postimi i plotë:

Kur patronazhistet e Rames mbeten e vetmja shprese, per te marre vesh shifrat e sakta, çfare po ndodh ne PD.

Ne kuvendin kombetar te PD-se, date 17 korrik 2021, ishin deklaruar

7600 delegate.

Por ne votim moren pjese vetem,

5339 delegate.

Ne kuvendin e Berishes me 11 dhjetor u deklarua pjesemarrja e

4935 delegateve.

Ne kuvendin e Bashes me 18 dhjetor u deklaruan

5004 delegate.

Nderkohe PD ka deklaruar ne zgjedhjet e fundit se ka

75000 anetare.

Ne referendumin anti-Basha te dates 18 dhjetor pretendohet se votuan

44000 anetare te PD.

Ne votimin e korrikut per kryetarin e PD-se, votuan

42000 anetare.

Basha e rifitoi mandatin e kryetarit te PD ne korrik me

32000 vota.

Matematika ne kete rast, rrezohet si shkence egzakte.

Hajde e gjeje me çfare formule numerojne te dyja palet.

E vetmja shprese per te zbuluar te verteten, ngelen patronazhistet e PS-se.

Vetem ata qerratenj kane lista te sakta, sa anetare ka PD, sa anetare ka kuvendi kombetar i PD, sa votojne per Berishen dhe sa votojne per Bashen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat