“A ishin njerëzit e tu te protesta e 8 Janarit?”, Meta nxjerr SMS-të me Këlliçin: Makinat në oborrin e PD, provokim i Bashës

Shqipëria

“A ishin njerëzit e tu te protesta e 8 Janarit?”, Meta nxjerr SMS-të me Këlliçin: Makinat në oborrin e PD, provokim i Bashës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:12
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur sot në një konferencë me gazetarët lidhur edhe me ngjarjet në Partinë Demokratike.

Ai ka ironizuar palët duke u shprehur se duhet të ngrihen së paku në lartësinë e rojes së PD-së, që dha dorëheqjen për të mos u bërë pjesë e dhunës.

Meta nuk la pa sulmuar as kreun e PD-së, Lulzim Basha. I pyetur nëse kishte njerëz të tij mes mbështetësve të Sali Berishës, Ilir Meta e mohoi duke nxjerrë edhe një bashkëbisedim me Belind Këllicin në prag të 8 Janarit.

“Përdorimi i forcës ndaj dyerve dhe dritareve si dhe aq më tepër ndaj protestuesve, është i papranueshëm. Përdorimi i personave me precedentë penalë brenda selisë së PD është gjithashtu alarmant dhe që kërkon hetim.

Gjej rastin të përshëndes dorëheqjen e rojes së Partisë Demokratike, në emër të paqes. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e tij.

Kur kam parë makinat në oborrin e PD e kam parë si ngjarje provokative dhe telefonova z. Belind Këlliçi. Nuk ma hapi dhe më thotë President jemi në një mbledhje. I them, kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se është provokim. Po, po më thotë pa merak as që bëhet fjalë. Para se të hapej dera, i shkruaj kujdes mos bëni akte dhune.

Pra Presidenti është i qartë, është i drejtpërdrejtë” – tha Ilir Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat