Njeriu me zemrën e derrit, komenti i Alfred Cakos për transplantin e rrallë

Shqipëria

Njeriu me zemrën e derrit, komenti i Alfred Cakos për transplantin e rrallë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 22:22
Alfred Cako

Kirurgët amerikanë, në 7 janar transplantuan me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu.

Për ndërhyrjen  e rrallë u diskutua këtë të diel në “Rrethi Katror”, ku Alfred Cako si rrallë herë ishte në anën e shkencës. Ai e cilësoi transplantin si lajm shumë të mirë për njerëzimin.

“Kalimi nga një specie në një tjetër nuk ka ndonjë emër se është rasti i parë dhe ne do ta quajmë thjesht transplant. Për transplantet flitet që në shekullin e dytë para Krishtit, kur janë bërë ndërhyrje në lëkurë me mjekët që kanë qenë.

Por transplant nga një kafshë të njeriu nuk ka ndodhur dhe kjo është një arritje e madhe nëse vazhdon me sukses. Është një lajm i mirë. Në Amerikë vdesin çdo ditë 17 njerëz që presin për të zëvendësuar zemrën e tyre dhe nuk kanë mundësi”, tha Cako.

Operimi u realizua te një pacient që nuk ka mundur të kryejë transplantim normal dhe ka qenë në prag të vdekjes.

Zemra ka qenë e një derri, të cilit i janë ndryshuar gjenet për te eliminuar një gjen që prodhon një lloj sheqeri, i cili do të nxiste refuzim nga trupi i njeriut. Mjekët i kanë dhënë disa ilaçe shtesë edhe pacientit, në mënyrë që të ndalin sistemin imunitar nga reagimi ndaj organit.

Kompania bioteknologjike, Revivicor, e cila ka dhënë zemrën e derrit, ka ofruar edhe veshkën e një derri në tetor, për të kryer transplantimin e parë të veshkës së një kafshe te një njeri, ndonëse truri i pacientit ka qenë i vdekur.

Operimi u krye në New York. Aktualisht ka kërkesë të madhe për transplantim të organeve, mirëpo ka pak të tilla në dispozicion, ndaj kjo gjë ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë për mënyra alternative.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat