Basha sfidon: Akuzat ndaj meje çojini në SPAK

Shqipëria

Basha sfidon: Akuzat ndaj meje çojini në SPAK

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:24
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mbështetësit në degën 4 në Tiranë, ku ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha, por edhe Ilir Metën dhe Edi Ramën. Sipas tij ata janë pjesë e të njëjtave interesa.

Basha ka kërkuar që të gjitha akuzat që kanë hedhur ndaj tij, të adresohen në SPAK pasi nuk i fshihet asgjëje.

“Arsyeja e dytë madhore pse kjo ndodh është ky vazhdon të grijë sepse ka asgjësuar votën. Me votën e lirë të shqiptarëve të gjithë e dimë që 25 prilli do kishte qenë ndryshimi. Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë.

Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marrë votën dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Të tjerat janë broçkulla. Shikoni si bëhen bashkë kur i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve. I familjeve të çdokujt dhe familjeve të kujtdo. Duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës”, tha Basha.

Ai foli për rritjen e çmimit të naftës duke theksuar se kjo do të reflektohet në çdo gjë duke rënduar edhe sipërmarrësit. Basha deklaroi se nëse PD do ishte në pushtet paratë e inceneratorëve do i përdorte për të ndihmuar këto biznese në mënyrë që mos largojnë punonjësit nga puna.

“Gjysma e popullsisë sot është e varfër. Varfëri në nivelin e vendeve afrikane. Nuk ka lidhje me Kosovën dhe as me Maqedoninë e Veriut. Rritja e çmimit të karburanti do reflektohet në gjithçka. Në pamundësi edhe më të mëdha për sipërmarrësin e vogël dhe të mesëm. Edhe për sipërmarrësit e mëdhenj që kanë një rezervë por kanë më shumë njerëz në punë.

Paratë që i janë marrë njerëzve edhe atyre me ndihmë ekonomike. Edhe një bukë misri kur e blejnë i marrin TVSH-në. Imagjinoni pak nëse lekët e inceneratorëve nuk do i merrnin ata që i kanë marrë por do të përdoreshin për të krijuar një lehtësi për të mos nxjerrë njerëz nga puna. Por nuk ndodh kjo. Ato para dihet kush i merr ata. Ai koka që është arrestuar është bishti. Koka e vërtetë është në krye të qeverisë”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat