Morën peng dhe dhunuan dy persona për borxhin e pakthyer, tre të arrestuar në Berat

Shqipëria

Morën peng dhe dhunuan dy persona për borxhin e pakthyer, tre të arrestuar në Berat

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Policia e Beratit ka vënë në pranga tre persona me akuzën e pengmarrjes dhe dhunimit të dy shtetasve të tjerë.

Në një komunikatën për mediat, thuhet se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

"Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat".

Ora News mëson se të arrestuarit janë Hamit Kanani, Arben Bilçari dhe  Edmond Hoxha.

Pengmarrja dyshohet se ka ndodhur për shkak se dy personat u kishin para borxh tre autorëve.

Ata janë mbajtur me forcë në makinë për disa orë në periferi të qytetit mbrëmë ku edhe janë dhunuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat