Ulja e temperaturave/ Rinis bora në Bulqizë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Shqipëria

Ulja e temperaturave/ Rinis bora në Bulqizë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:05
Bora në Bulqizë

Ulja e temperaturave në rrethin e Bulqizës është shoqëruar me reshje të dendura dëbore këtë të shtunë pasdite, duke sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve në rrugët nacionale.

Probleme ka dhe në rrugët rurale të njësive administrative të bashkisë Bulqizë.

Aktualisht trashësia e dëborës arrin nga 10 në 30 centimentër në zonat e thella.

Për momentin nuk raportohet për fshatra të bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat