Vatra të qëllimshme! Digjen dhjetëra hektarë tokë në Elbasan dhe Gramsh

Shqipëria

Vatra të qëllimshme! Digjen dhjetëra hektarë tokë në Elbasan dhe Gramsh

Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të bashkisë së Gramshit që mbrëmjen e së mërkurës.

Disa vatra zjarri janë shfaqur njëkohësisht në fshatrat Katërlis, Plepas, dhe Oban të Njësisë Administrative Tunjë.

Mbi 100 ha pyje janë shkrumbuar, ndërkohë që zjarri favorizohet edhe nga era e fortë. Ndërhyrja e zjarrfikëses, banorëve dhe policisë bëri të mundur shpëtimin e dy banesave që rrezikoheshin nga zjarri në fshatin Katërlis.

Edhe në zonën e Gramshit zjarret janë shfaqur në zona të thella malore ku ndërhyrja është mjaft e vështirë.

Ndërkohë situata vazhdon të jetë njësoj edhe në bashkinë Elbasanit. Një vatër e re zjarri sot është shfaqur në fshatin Ulëm, Njësia Administrative Bradashesh.

Pavarësisht situatës së rëndë të krijuar nga zjarret në të gjithë vendin, në këtë stinë të pazakontë dhe me temperatura normale, ende nuk ka asnjë të ndaluar nga policia. Ndërkohë specialistët e shërbimeve zjarrfikëse në Gramsh e Elbasan bëjnë më dije se të gjitha vatrat janë të qëllimshme.

Edhe në Elbasan, zjarret kanë filluar që në datën 20 mars. Aktualisht raportohet për një vatër aktive në fshatin Dopaj bashkia Elbasan.

Në një pjesë prej tyre vihen re se vatrat janë pranë njëra tjetrës ose vatra që përsëriten në ditët pasardhëse. Në Plepës dhe Katërlis janë djegur 100 hektar dushk, shkurre e bimësi e ulët. Ditën e djeshme, deri në orët e vona është punuar për të eliminuar rrezikun e përhpjes së zjarrit në fshatin Plepës, raporton shërbimi zjarrfikës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat