I arrestuar sot pasdite, kush është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës

Shqipëria

I arrestuar sot pasdite, kush është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës

Më: 27 mars 2022 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Pas zjarrit në Komisariatin e Kamëz ka humbur jetën i paraburgosuri Arben Mici, 26 vjeç.

Mici është arrestuar ditën e sotme për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme komisariati u përfshi nga flakët, ndërsa nga ngjarja, përveç viktimës ka mbetur i lënduar një tjetër i paraburgosur dhe një punonjës policie.

Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët janë shuar dhe situata është neutralizuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe po ashtu SHÇBA ndodhet në Kamëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat