Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohet drejtuesi i motorit, transportohet në spital

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohet drejtuesi i motorit, transportohet në spital

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 17:49
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të motorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat