Kontrollet në Tiranë, 5134 gjoba dhe 40 të arrestuar e proceduar! 49 mjete të bllokuara

Shqipëria

Kontrollet në Tiranë, 5134 gjoba dhe 40 të arrestuar e proceduar! 49 mjete të bllokuara

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 10:51
Fotoilustrim

Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit për të konstatuar shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e rrugës dhe shkaktojnë kaos në lëvizje. Gjatë këtij operacioni janë vendosur 5134 masa administrative dhe 49 mjete të bllokuara pas lëvizjes me karrotrec.

Gjithashtu janë arrestuar e proceduar 40 persona. Ata janë arrestuar dhe proceduar penalisht pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose u larguan nga vende aksidentesh.

“Policia Rrugore e Tiranës/Intensifikohen kontrollet me mjete bashkëkohore, në të gjitha akset e kryeqytetit, me fokus ato hyrëse/dalëse, për të konstatuar shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e rrugës dhe shkaktojnë kaos në lëvizje.

Gjatë javës së kaluar, 40 shtetas të arrestuar/proceduar penalisht, 5134 masa administrative të vendosura dhe 49 mjete të bllokuara pas lëvizjes me karrotrec.

Shtetasit e arrestuar/proceduar penalisht drejtonin mjetet në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe/ose u larguan nga vende aksidentesh.

Ndërkaq, masat administrative të vendosura gjatë monitorimit të akseve të kryeqytetit, me pajisje teknologjike, konsistojnë në:

-4418 drejtues të ndëshkuar për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjetit;

-268 drejtues motomjetesh të ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-149 shtetas të ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-130 shtetas të ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-123 shtetas të ndëshkuar për pozicionim të gabuar të mjetit në korsi;

-36 shtetas të ndëshkuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për drejtuesit e mjeteve, që të shmangin përdorimin e celularit dhe të alkoolit, si dhe të përdorin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, për të garantuar sigurinë rrugore dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat