SPAK ka propozuar që procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të zhvillohet përmes videokonferencës.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se avokati i Veliajt ka shprehur dakordësinë me këtë propozim, por ka kërkuar që fillimisht të konsultohet me klientin e tij.
Për këtë arsye, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor.
Propozimi nga prokurori Altin Dumani për zhvillimin e gjyqit me videokonferencë pritet të diskutohet më tej në vijim të procesit, ndërsa është bërë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht në seancë.