Balla: Nga 1 janari ulen çmimet e shportës/ Kreu i Grupit Parlamentar të PS: Buxheti 2027, përfitime për qytetarët

Shqipëria

Balla: Nga 1 janari ulen çmimet e shportës/ Kreu i Grupit Parlamentar të PS: Buxheti 2027, përfitime për qytetarët

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 12:24
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se nga 1 janari pritet të ulen çmimet e produkteve të shportës në të gjitha pikat e shitjes ushqimore.

Sipas Ballës, qytetarët do të përfitojnë gjithashtu nga vendimi për heqjen e taksës së qarkullimit, i cili, sipas tij, do të reflektohet që në muajin janar.

“Prej janarit, në të gjitha pikat e shitjes, ushqimet do të jenë më të lira. Shumë prej atyre që thonë se çmimet nuk do të ulen, t’i verifikojmë dhe të shohim uljen e çmimeve.

Tjetra është vendimi për heqjen e taksës së qarkullimit, që do të reflektohet në janar dhe do të kthejë te qytetarët mbi 500 milionë euro, të cilat do të mbeten te familjarët. Të mos harrojmë se pjesë e kësaj ka qenë edhe mbështetja për çiftet e reja”, u shpreh Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat