Plagosja e 39-vjeçarit në Pogradec, policia jep detaje nga arrestimi i autorit

Shqipëria

Plagosja e 39-vjeçarit në Pogradec, policia jep detaje nga arrestimi i autorit

Më: 23 nëntor 2026 Në ora: 10:53
Fotoilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të hënë autorin e plagosjes së një 39-vjeçari gjatë mbrëmjes së djeshme në Pogradec.

Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur shtetasi O. V., 39 vjeç, i cili u plagos me një mjet prerës, thikë, pas një konflikti të çastit me shtetasin G. G., 55 vjeç, i cili është vënë në pranga.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 4, ku kishte mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi O. V., 39 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin G. G., 55 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit G. G., 55 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.

Shtetasi O. V. po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat