Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh sërish grupin parlamentar të PD

Shqipëria

Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh sërish grupin parlamentar të PD

Më: 20 maj 2022 Në ora: 09:50
Presidenti i ri/ Alibeaj mbledh sërish grupin parlamentar të PD

Kreu i përkohshëm i PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sërish deputetët e grupit parlamentar në një mbledhje në selinë e PD.

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 pasdite. Me sa duket në focus do të jetë sërish emri i Presidentit të ri të Republikës, kur ende nuk ka asnjë dakordësi mes demokratëve.

“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.

Grupi parlamentar demokrat diskutoi dje për 3 orë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat