14 orë betejë me flakët! Shuhet zjarri në Krujë

Shqipëria

14 orë betejë me flakët! Shuhet zjarri në Krujë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Pas gati 14 orësh, vatrat e zjarrit në Krujë janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe vullnetarët që u përfshinë në luftën me flakët gjatë ditës së martë.

Emergjencat civile pranë prefekturës së Durrësit njoftuan se rreth orës 19.35 zjarri që ra më zonën pyjore pas fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, te Mali i Toles.

Zjarri u konstatua në orën 05:30 të mëngjesit dhe përgjatë ditës dëmtoi të paktën rreth 5 ha pisha dhe shkurre.

Për shuarjen e vatrave të zjarrit u angazhuan dy mjete zjarrfikës, 10 efektivë të repartit zjarrfikës, 8 vullnetarë dhe një patrullë policie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat