Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, sa do të zgjasë

Shqipëria

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, sa do të zgjasë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:41
Ilustrim

Duke filluar nga dita e nesërme Shqipëria do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit.

Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s.  Sipas SHMU në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 15 deri 36°C, në zona e ulëta 15 deri 38°C dhe në zona bregdetare 19 deri 35°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat