Surprizon moti për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Surprizon moti për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Ilustrim

Ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike për vendin tonë.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -2 deri 7°C

në zona e ulëta -1 deri 15°C në zona bregdetare 5 deri 15°C

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat