Shembet me 70 kilogramë tritol një hotel në bregdetin e Kavajës

Shqipëria

Shembet me 70 kilogramë tritol një hotel në bregdetin e Kavajës

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar “Prestige Resort” në Kavajë.

Për shpërthimin u hapën 730 furnela ku u montuan 70 kilogramë eksploziv si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ndërtesa 7 katëshe u shemb rreth orës 15:00.

IKMT thotë se vendimi për shembjen e këtij resori erdhi pasi ishte pa leje, teksa një fakt i tillë është mohuar nga pronarët.

Më herët rreth 1 muaj më parë, po në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina në Golem duke ndezur kështu një debat mes medieve të pronarit të resorit dhe autoriteteve.

Mediet kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resori janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.

Mirëpo, ky i fundit, tha se është shkelur leja e ndërtimit duke theksuar se “askush s’do të guxojë të bëjë të fortin mbi ligjin”.

Videon e plotë mund ta shikoni KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat