Borë e madhe në veriun e Shqipërisë, 200 automjete të bllokuara në Rrugën e Arbrit

Shqipëria

Borë e madhe në veriun e Shqipërisë, 200 automjete të bllokuara në Rrugën e Arbrit

Më: 21 janar 2023 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Ka shkuar në 200 numri i makinave të bllokuara në Rrugën e Arbrit si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë pushtuar veriun e Shqipërisë.

Makinat kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës.

Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie.

Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat