Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin, policia kontrolle në të gjithë vendin

Shqipëria

Vrasja e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin, policia kontrolle në të gjithë vendin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 23:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka nisur kontrollet në të gjithë vendin si pasojë e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin. Ku më e fundit ishte vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

BalkanWeb mëson se kryesisht mjetet luksoze po kontrollohen nga autoritetet.

Përkatësisht forca të shumta policie në Sarandë në bashkëpunim me forcat e Vlorës prej disa orësh kanë nisur aksionin në këto zona, por që është shtrirë në të gjithë vendin.

Si ndodhi vrasja në Shëngjin:

Vrasja ndodhi me 19 prill rreth orës 13:30 në lokalin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Autori ka qenë i veshur me uniform shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.

Viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku.

Në vitin 2021, Nikulaj, kandidoi si deputet në siglën e PSD, për qarkun Lezhë, por pa mundur të fitojë, ndërsa në këto zgjedhje ai kandidonte për anëtar të Këshillit Bashkiak në qytetin e Lezhës, po në siglën e PSD.

Ardian Nikulaj kohët e fundit qarkullonte me makinë të blinduar, pasi ishte kthyer nga emigracioni ku kishte jetuar për një kohë të gjatë, ai kishte nisur investimin në zonën e Lezhës, kryesisht në ndërtim dhe biznese të tjera.

Ai figuronte më herët i arrestuar për disa vepra penale, më konkretisht në vitin 2003 ai mësohet se ishte dënuar me katër muaj heqje lirie për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat