“Përdoruesit të lihen të lirë”/ Urdhri i policisë për arrestimin e narkomanëve

Shqipëria

“Përdoruesit të lihen të lirë”/ Urdhri i policisë për arrestimin e narkomanëve

Më: 8 maj 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Komplikacionet shëndetësore që iu shkaktuan një 27-vjeçari në dhomat e paraburgimit të Policisë së Tiranës kanë kushtëzuar këtë të fundit të ndryshojë qasjen në trajtimit e personave që ndalohen me drogëra të ndryshme.

Me porosi të drejtorit të policisë vendore personat që kapen me doza të vogla që konsiderohen për përdorim vetjak dhe ligji parashikon të procedohen në gjendje të lirë të trajtohen me prioritet dhe të mos mban gjatë në dhomat e shoqërimit. Ligji parashikon mbajtjen deri në 10 orë në komisariat por nisur nga varësitë e tyre ndaj substancave psikotrope rrit rriskun e komplikacioneve. Prandaj, oficerët e narkotikëve janë udhëzuar të plotësojnë dokumentacionet për procedim në kohë dhe ti lënë të lirë.

Për fenomenin masiv të shpërndarjes dhe përdorimit të drogës në kryeqytet flasin shifrat e policisë. Vetëm gjatë muajit prill policia e Tiranës ka ndaluar 227 persona me drogë, nga të cilët 25 janë arrestuar si shpërndarës dhe 201 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë si përdorues.

Nisur nga statistikat rezulton se çdo ditë në polici shoqërohet 8 persona që kapen me drogë. Një kujdes më i shtuar do të jetë edhe ndaj personave të cilët arrestohen si shpërndarës droge që në pjesën më të madhe janë edhe përdorues. Ata do të mbahen nën vëzhgim në dhomat e bllokut të sigurisë dhe nëse shfaqin shenja sado të vogla të problemeve shëndetësore ti dorëzohen stafit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat