Rasti i shit-blerjes së votës, Minxhozi: Duhet të marrin dënimin e merituar, është kthyer në kulturë

Shqipëria

Rasti i shit-blerjes së votës, Minxhozi: Duhet të marrin dënimin e merituar, është kthyer në kulturë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:20
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi ka qenë i ftuar në “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj në ABC News, ku fillimisht foli për rastin e publikuar së fundmi në lidhje me shit-blerjen e votës.

Ai tha se ky fenomen është i përjetshëm në Shqipëri. Ai tha se sjelle të tilla duhet të dënohen me ligj.

“Vota e blerë, votimi familjar, janë fenomen të përjetshme në Shqipëri. Këto raste që kapen janë tregues i një fenomeni shumë të gjerë.

Është një sjellje ekstra politike, e cila është e dënuar me ligj. Në Shqipëri rëndomtë nuk është burgosur njeri që shet votën. Kjo është kthyer në kulturë në vendin tonë.

Krimi ndaj votës, në retorike konsiderohet i rëndë, në praktikë konsiderohet një shkelje si gjobë makine” tha Minxhozi.

Në lidhje me qytetarin, i cili me këtë gjes shet të ardhmen e tij, Minxhozi tha se natyrisht që ky fenomen fillon nga qytetari, por kjo vjen edhe nga lodhje me elitën politike.

Analisti po ashtu shtoi se shumë zona në vendin tonë  e shohin fushatën si një mundësi të artë për të kapur naj thes miell, ose naj lek, për shkak të varfërisë së tejskajshme.

“Këtu fenomeni  është më i  thellë, natyrisht fillon me vetë qytetarin, i cili duhet t’i japë vlerë votës, por vazhdojnë tek lodhja me elitën në politikën.

Ka një vetëdije, e cila pa e eliminuar fare përgjegjësinë fillestare, është ky lloj përjetimi që si t’ia njërit si t’ia jap tjetrit nuk do të ketë ndryshim.

Pastaj ne e dimë që varfëria në vendin e tonë është shumë e përhapur, aq sa ka zona që fushatën politike e shohin si mundësi të artë për të kap naj thes miell apo edhe ndonjë lek. Nuk e anashkaloi përgjegjësinë personale” shtoi analisti.

Sa i përket  reagimit të Yuri Kim, Minxhozi u shpreh se kjo puën shërohet vetëm duke u goditur rëndë dhe jo me deklarata.

“Kjo punë shërohet vetëm duke goditur rëndë kundravajtje. Njerëzit dënohen me burg nëse e bëjnë këtë gjë. Ne duhet të kishin mijëra të penalizuar në këto 30 vite, që të krijohet një frymë tjetër dhe t’i jepet vlerë votës.

Këtu shit-blerja e votës që do të vazhdojë përjetësisht” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat