Humb jetën 69-vjeçarja në Qeparo, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Shqipëria

Humb jetën 69-vjeçarja në Qeparo, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat