Berisha: Trakte të shkruara në zyrën e Ramës, s’e konsiderojnë heqje lirie ndalimin e daljes jashtë vendit

Shqipëria

Berisha: Trakte të shkruara në zyrën e Ramës, s’e konsiderojnë heqje lirie ndalimin e daljes jashtë vendit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 13:49
Sali Berisha

Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për masën e sigurisë së dhënë ndaj tij.

Berisha thotë se kjo shkresë është bërë nga Edi Rama dhe se është në kundërshtim me ligjin.

“Dje Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e detyrimit dhe ndalimit të dhëna ndaj Berishës, nuk përbëjnë heqje lirie por kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.

Kjo shkresë është bërë në Tiranën e Edi Bastardit, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat