Nëse keni plan të niseni për Shqipëri, ky është moti që ju pret

Shqipëria

Nëse keni plan të niseni për Shqipëri, ky është moti që ju pret

Më: 31 maj 2024 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Ditën e premte, Shqipëria do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 11 deri 27°C

-në zonat e ulëta 12 deri 31°C

-në zonat bregdetare 16 deri 30°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat