Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën 46-vjeçari! Lëndohet vajza e mitur

Shqipëria

Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën 46-vjeçari! Lëndohet vajza e mitur

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 11:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat