Manjani zbulon “varkën” e vetme të shpëtimit për Erion Veliajn

Shqipëria

Manjani zbulon “varkën” e vetme të shpëtimit për Erion Veliajn

Më: 20 mars 2025 Në ora: 22:03
Erion Veliaj

Juristi Ylli Manjani ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se varka e vetme e shpëtimit e kryebashkiakut Erion Veliaj është Partia Socialiste dhe Edi Rama.

- Advertisement -

Teksa ka komentuar atë që u fol si një përplasje mes tij dhe kryeministrit, lidhur me çështjen e delegimit nga ana e Veliaj të kompetencave në bashki nënkryetares Sara Goxhajt në vend të Anuela Ristanit e cila ishte përkrahur nga kryeministri, Manjani tha se ky ishte një lloj “grushti” për kreun e qeverisë.

Megjithatë Manjani shtoi se Veliaj nuk është në pozitën për të bërë të tilla presione, ndaj edhe u tërhoq nga ky vendim.

“Unë nuk mendoj se Erion Veliaj është në pozitat e kërcënuesit. Ai po përpiqet të thotë që “unë jam këtu, jam ende kryetari i Bashkisë dhe jam ende këtu edhe mund të kafshojë”. Kjo është ajo që ka ndodhur. Ai bëri një urdhër mbrëmë, kafshim ishte ai.

Ka komanduar dikë që është besnike e tij, Sara Goxhaj është besnike e Erion Veliaj, duke komanduar këtë përkundrejt dikujt që është mbështetur publikisht nga Edi Rama, sigurisht që ishte grusht jo i vogël në stomakun  e Edi Ramës. Ne nga kjo na lind dyshimi, mos ndoshta ai pret më shumë nga Edi Rama dhe ka qenë i pakënaqur? Megjithatë unë mendoj se Erion Veliaj ka reflektuar sot dhe duhet të kuptojmë një gjë, që varka e vetme e Erion Velisë është PS dhe Edi Rama”,-tha Manjani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat