Muriqan/ I mitur përplas drejtuesin e biçikletës, dëmtohet 76 vjeçari

Shqipëria

Muriqan/ I mitur përplas drejtuesin e biçikletës, dëmtohet 76 vjeçari

Më: 18 maj 2025 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një  motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit.

Për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L.

Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat