Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë, detajet e para

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Tiranë, detajet e para

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital këtë të diel, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një piceri tek Ali Demi në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se  adoleshent, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital sot rreth orës 17:10, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri.

Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.  Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton Policia.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat