Zjarret në disa zona të Tepelenës janë përhapur edhe më shumë pasditen e kësaj të marte.
Veç flakëve pranë zonave të banuara, mësohet se edhe Kisha ‘Profeti Ilia’ në Lekël është përfshirë nga flakët.
Kjo kishë është monument kulture i Kategorisë së II-të.
Zjarret në vend janë përhapur masivisht që prej mëngjesit të sotëm, teksa është shënuar viktima e parë nga flakët dhe disa persona të lënduar.