Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis, arrestohet pas gati 3 muajsh i riu në Bulqizë

Shqipëria

Dhunoi babanë dhe vëllanë dhe u arratis, arrestohet pas gati 3 muajsh i riu në Bulqizë

Më: 14 mars 2026 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Pas disa mujash në arrati, është arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht babain dhe vëllain e tij. Pas hekruave ra shtetasi Adrian Gega.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin e shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat