Një person mbi 50 vjeç është gjetur i vdekur në mesditë, përballë Gjykatës Penale, në zonën e Lanës në Tiranë.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i opozitës, Sali Berisha.
“Një burrë mbi 50 vjeç i vdekur gjendet në buzë Lanës! Shkaqet nuk dihen! Por zona ka qenë arenë e përplasjeve të egra”, ka shkruar Berisha.
Deri më tani, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.